“Kryeqytet Smart, ky është vizitoni”: Përparim Rama merr pjesë në eventin për arkitektë e inovatorë

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në eventin e biznesit me arkitektë dhe inovatorë të dizajnit.

Rama ka thënë se ky është dizajni për “Kryeqytetin Smart”.

“Kryeqytet Smart. Në eventin e biznesit për arkitektë dhe inovatorë të dizajnit, të Ajax & The Rock  Smart Security, u prezantuan teknologjitë që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë dhe ndërtojmë hapësirat tona”, ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit më tutje ka thënë se ky është vizioni që shtyn Prishtinën përpara.

“Ky është vizioni që e shtyn Kryeqytetin përpara, të bëhet platforma ku teknologjia, industritë kreative dhe inovacioni bashkohen”, ka shkruar Përparim Rama.

Të ngjashme