Kryeshefi i IPK-së takohet me shefin e EULEX-it, flasin për fuqizimin e integritetit policor

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj priti në objektin e Inspektoratit Policor në takim njoftues Shefin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)- Lars-Gunnar Wigemark.

Gjatë këtij takimi Wigemark u njoftua për punën dhe angazhimet e Inspektoratit Policor bazuar në mandatin dhe fushëveprimin ligjor të saj.

Hodaj e njoftoi Shefin e EULEX-it për natyrën e punës së IPK-së duke dhënë shpjegime për natyrën e ankesave që IPK trajton dhe rëndësinë e tyre në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në Policinë e Kosovës, rëndësinë e fuqizimit të integritetit policor etj.

Kryeshefi Ekzekutiv IPK-së dhe Shefi i EULEX-it u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin duke u bazuar në mandatin aktual të EULEX-it.

Më tutje ata diskutuan edhe rreth bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të IPK-së dhe sistemit prokurorial të Kosovës si dhe rreth asaj se si të ruhet integriteti i dëshmitarëve dhe sinjalizuesve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme