Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sot kryesia e kësaj partie ka diskutuar për zhvillimet politike e ekonomike në vend.
Në njoftim thuhet se Aleanca është gjithmonë përkrah kërkesave të qytetarëve dhe vazhdimisht do të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët për shkak të keqqeverisjes.
“Gjithashtu, Kryesia ka diskutuar për mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor në parti, që ka nisur nga fillimi i këtij muaji. Pas këtij procesi të rëndësishëm, Aleanca do të dalë shumë më e konsoliduar”.