Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e 21 deputetëve nënshkrues (shumica të grupit parlamentar të LDK-së), për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.
Kryesia do të mblidhet në orën 10:00, ndërsa në njoftim për mbajtjen e seancës thuhet “Shqyrtimi i kërkesës së grupit të deputetëve të Kuvendit për seancë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e zyrës për medie të Kuvendit të Kosovës.
VV dhe LDK kanë kërkuar që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme në ora 12:00, me arsyetim për shkak të mungesës së debatit në seancën e 9 shtatorit, lidhur me programet programore të qeverisë së Kosovës 2017-2021.