Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të premten. Shefat e grupeve parlamentare do të jenë aty me fillim nga ora 09:00.
Kështu njofton zyra për komunikim e Kuvendit.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.
2. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 6, 8 dhe 14 qershor 2018:
1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhe 19 qershor 2018:
3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministres së Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,
4. Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,
5. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,
6. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,
7. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
9. Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
10. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
11. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
12. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
13. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,
14. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,
15. Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.
4. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit,
2. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 të datës 05.06.2018 për aprovimin e kërkesës së konsorciumit Bechtel & Enka për ndarjen e mjeteve me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për vazhdimin e ndërtimit të rrugës nacionale R6, autorruga “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Han i Elezit, në vlerën prej 53 milionë euro,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
5. Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
6. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.