Kryesia e LDK-së dhe përfaqësues të degëve të LDK Deçan dhe Pejë, nën kryesimin e sekretarit të përgjithshëm, Ismet Beqiri, në nëntë vjetorin e vdekjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës, anëtarit të kryesisë qendrore të LDK-së, Nimon Alimusaj, ka bërë homazhe tek varri i tij.
Sekretari i përgjithshëm Beqiri u shpreh se Alimusaj ishte intelektual, veprimtar i LDK-së dhe i çështjes kombëtare dhe bashkëpunëtor i afët i Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. I kujtojmë me respekt jetën dhe veprën e tij.
Njëkohësisht, anëtari i kryesisë, njëherësh i kryetari Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në shenjë përkujtimi, vendosi lule tek varri i Nimon Alimusajt.