Kryesia e LDK-së bëri homazhe te varri i Kolonel Tahir Zemaj

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Sot në Strellc, një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari z. Haki Rugova në emër të kryesisë së LDK-së, bëri homazhe te varri i Kolonel Tahir Zemaj, në 16 vjetorin e vrasjes së tij.

Tahir Zemaj qe vrarë në një moment prite në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit 2003 kur vetura e tij ishte goditur pamëshirshëm nga një breshëri plumbash duke ia marrë jetën Tahirit, të birit të tij Enisit dhe kushëririt të tij, Hasanit.

Vrasësit e tij kurrë nuk u gjetën e nuk u dënuan nga organet e drejtësisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme