Kryesia malteze e OSBE-së: Do të vazhdojmë ta mbështesim misionin tonë në Kosovë

Prishtinë | 09 Maj 2024 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

OSBE-ja ka deklaruar sot se do të vazhdojë të mbështesë misionin e saj në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, OSBE pohon se ambasadori i saj në Kosovë, Michael Davenport, ka prezantuar raportin semestral para kryesisë malteze të OSBE-së.
“Kryesia malteze e OSBE-së do të vazhdojë të mbështesë Misionin në promovimin e dialogut që synon ndërtimin e besimit dhe bashkëjetesës paqësore”, thuhet në postimin e OSBE-së.

Të ngjashme