Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje të hënën nga ora 11:00. Kryesia pritet ta procedojë për shqyrtim dhe miratim në lexim të parë Buxhetin e rishikuar të Kosovës për vitin 2017.
Këto janë pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje:
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
- Përgatitjet për seancën plenare:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.
- Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave