Sekretari i LDK-së, Arban Arbrashi, tha që 14 marsi pritet të jetë data e mbajtjes së kuvendit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie.
Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi.
Abrashi foli edhe për temën e takimit e ku tha që më shumë ishte e çështjes teknike.
Po ashtu Abrashi tha se ditëve në vijim do të kenë takime edhe me kryetarët e degëve të LDK-së dhe me Kryesinë për emrat e mundshëm për kryetar.