Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, të rinisë në ora 18:15.
Kryesia gjithashtu ka vendosur që të përjashtohen gjithsej shtatë deputetë të Vetëvendosjes. Deputetët e përjashtuar janë: Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Arbërie Nagavci, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj dhe Shemsi Syla.
Më herët u suspenduan edhe Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Drita Millaku dhe Sali Zyba.