Kryesuesi i KGjK-së në Portugali, në përkrahje të reformave gjyqësore në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 08:21 | Nga

Kryesuesi i Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi në kuadër të një vizite studimore të gjyqësorëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, po qëndron në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit të Portugalisë në përkrahje për reformat gjyqësore në shtetet e Ballkanit.

Vizita ka për synim që t’ju mundësoi gjyqësorëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që të njoftohen mirë me praktikat dhe sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve në Portugali.

Gjithashtu, të informohen rreth procesit të pranimit të Portugalisë në BE dhe pas zhvillimeve të pranimit në BE në përgjithësi duke e përfshirë edhe sistemin gjyqësor.

Përveç njohjes me sistemin e drejtësisë së Portugalisë, vizita studimore është përcjellë edhe me një mori temash të tjera të prezantuara nga zyrtarë të lartë të sistemit gjyqësor të Portugalisë siç janë: Si të harmonizohet dilema klasike ndërmjet pavarësisë dhe llogaridhënies në gjyqësor? Si të peshohet llogaridhënia ndaj një rangu të gjerë të vlerave gjyqësore? A është e mundur të mbrohet paanshmëria e gjyqtarit dhe të sigurohet llogaridhënia ne gjyqësor në të njëjtën kohë? Çka e ndërlidh pavarësinë e gjyqësorit me llogaridhënien në gjyqësor? Cilat janë qëllimet e mekanizmit të llogaridhënies në sistemin gjyqësor të Portugalisë? A duhet që rezultatet e vlerësimit të jenë relevante për fillimin e procedurave disiplinore, vendimeve për promovim, pagës së gjyqtarit dhe kërkesave për pjesëmarrje në kurse të trajnimit të posaçëm, apo vetëm për dhënien e informatave kthyese një gjyqtari individual etj.

Si pjesëmarrësit të tjerë edhe kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi, para të pranishmëve bëri një prezantim në lidhje me vlerësimin e gjyqtarëve – qëllimin, kriteret dhe metodat me qëllim të rritjes së performancës së gjyqtarëve.

Përveç Kosovës përfaqësues të këshillave gjyqësor kishte edhe nga Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Kjo vizitë studimore është mundësuar dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme