Kryesuesi i OSBE-së të enjten qëndron në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Prishtinë | 09 Pri 2024 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Radhës i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Maltës, Ian Borg, do ta vizitojë Kosovën të enjten, më 11 prill.

Kryesuesi i OSB-së pritet që gjatë vizitës në Kosovë të ketë takime me krerët e shtetit. Ai do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Vjosa Osmani.

Ai gjithashtu do të mbajë takime me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dhe stafin e misionit, dhe do të takoj pjesëmarrëse nga Akademia e Dialogut e OSBE-së.

Kryesuesi Borg do të udhëtojë në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Gjilan për t’u takuar me organizatat lokale të shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e komuniteteve nga komuna të ndryshme për të diskutuar rreth të drejtave të komuniteteve, angazhimin e të rinjve dhe fuqizimin e grave.

Sipas njoftimit, Ai do të takohet edhe me kryetarët e komunave që përfaqësojnë komunitete të ndryshme për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin ndër-komunal të mbështetur nga OSBE.

Ministri Borg do të takohet edhe me Peshkopin Teodosije nga Kisha Ortodokse Serbe.

Kryesuesi Borg do të ketë një prononcim të shkurtër për media në selinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë në Prishtinë në orën 16:30

Të ngjashme