Kryesuesi KGJK-së vizitoi Gjykatën Themelore në Gjakovë, u kërkon zyrtarëve përmbushjen e detyrave

Prishtinë | 04 Nën 2026 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Fëllanza Knushaj, së bashku me nënkryetarin e gjykatës, mbikëqyrësit e degëve në Malishevë dhe Rahovec, administratorin, ndihmës administratorët e degëve dhe shefat e departamenteve, ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) Rrustem Thaqi, dhe drejtorin e Sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi.

Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë takimit, kryetarja Knushaj i njoftoi përfaqësuesit e KGJK-së për punën e gjykatës, aktivitetet e zhvilluara, organizimin e brendshëm dhe angazhimet për përmbushjen e përgjegjësive institucionale, duke përfshirë edhe punën e degëve në Malishevë dhe Rahovec.

Nga ana e tij, kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, kërkoi rritje të angazhimit nga secili zyrtar në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të punës, duke vënë theks të veçantë në llogaridhënie dhe transparencë të plotë në secilin proces.

Takimi shërbeu si mundësi për të diskutuar çështjet që lidhen me funksionimin e gjykatës dhe për të riafirmuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të punës dhe shërbimeve gjyqësore.

Të ngjashme