Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryesuesen e Forumit të Grave Gjyqtare dhe Prokurore

Prishtinë | 10 Maj 2022 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim kryesuesen e Forumit të Grave Gjyqtare dhe Prokurore, Vlora Pacolli Rexhepi si dhe zëvendëskryesuesen e Forumit, Sebahate Sinani.

Në këtë takim, u diskutua lidhur me aktivitetet e Forumit të Grave Gjyqtare dhe Prokurore në përgjithësi si dhe koordinimi dhe rritja e bashkëpunimit me KGJK-në, në kuadër të realizimit të aktiviteteve të Forumit.

Kryesuesi Zogaj, ri theksoi gatishmërinë e KGJK-së për bashkëpunim, duke mbështetur fuqizimin e gjyqtareve dhe prokuroreve në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Të ngjashme