Kryesuesja e Bordit të KPMM-së i ankohet Komisionit për largim nga puna

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 11:42 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bordi përgjegjës i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), ishte i ftuar për raportim në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”, raporton Ekonomia Online.

Por me këtë temë nuk u morën shumë anëtarët e Komisionit dhe vetë Bordi i KPMM-së. Arsye për këtë, ishte largimi nga puna e kryesueses së Bordit të KPMM-së, Selvete Grajqevci-Pllana.

Ajo tha se tre anëtarë tjerë e kanë shkarkuar nga puna, për siç tha në mënyrë të kundërligjshme.

“Me një vendim nga Kuvendit të Kosovës unë jam zgjedhur kryesuese e bordit. Anëtarët e bordit, Rrezarta Pushkolli, Gani Maliqi, Gani Kastrati, më kanë ndërprerë marrëdhënien e punës, këta në mënyrë të kundërligjshme po vazhdojnë po marrin vendime, ma kanë ndalur edhe pagën, unë kërkoj që ju ta vini drejtësinë në vend,  e kam vendimin e Kuvendit” tha ajo.

E anëtari i Bordit, Gani Maliqi, e pati një arsye se përse e kanë shkarkuar nga puna Grajqevci-Pllanën.

 “Unë sot jam përgatit për debatin për “Ferronikelin” për herë të parë jam para bordit, neve na ka ardh një shkresë nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufen për të vazhduar me procedurat për shpallje të konkursit, ne nuk kemi mbajt mbledhje por drejtorit i skadonte mandati dhe kemi qenë të detyruar qe ta mbajmë mbledhjen”, tha Maliqi.

Ndërsa anëtari tjetër i Bordit, Jahir Gashi, tha se distancohet nga vendimi i kolegëve të tyre për largimin e kryesueses.

“Unë distancohem nga vendimi i tre kolegëve, për mua zonja Selvete është kryesuese e bordit ” tha ai.

Të ngjashme