Ekonomia Online
FUNDIT

Kryetarët e Veriut ngrijnë raportet me KFOR-in

Kryetarët e Veriut ngrijnë raportet me KFOR-in

Kryetarët e komunave të veriut kanë reaguar pas vizitës së kryeministrit Isa Mustafa atje. Ata kanë thënë se do ta ndërpresin komunikimin dhe bashkëpunimin me KFOR-in, i cili sipas tyre sot ka luajtur rolin e mbrojtësit të shefit të Qeverisë. “KFOR-i sot ka qenë një faktor i destabilizimit, dhe kjo manovër e tyre kishte për […]

Kryetarët e komunave të veriut kanë reaguar pas vizitës së kryeministrit Isa Mustafa atje.

Ata kanë thënë se do ta ndërpresin komunikimin dhe bashkëpunimin me KFOR-in, i cili sipas tyre sot ka luajtur rolin e mbrojtësit të shefit të Qeverisë.

“KFOR-i sot ka qenë një faktor i destabilizimit, dhe kjo manovër e tyre kishte për qëllim ndalimin e procesit të normalizimit”.

“KFOR-i me këtë rast e ka kaluar vijën e hollë nga një forcë paqebërëse duke i shërbyer nevojave të stabilizimit të situatës në Kosovë dhe Metohi”.

“Duke lënë mënjanë politikën, KFOR-i ka dëmtuar besueshmërinë e saj me popullin serb në veri të krahinës”.

“Mustafa sot vizitoi veriun kundër vullnetit të qytetarëve atje”.

Këto deklarata i kanë bërë kryetarët e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, duke iu përgjigjur kështu vizitës së kryeministrit Isa Mustafa dhe një pjese të kabinetit të tij në përurimin e urës të financuar nga NATO, që lidh Zveçanin me Leposaviqin, dy qytetet më veriore të Kosovës.

Të ngjashme