Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, ka kërkuar që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kamberi tha se është zhgënjim që ndërkombëtarët nuk e kanë fokusin që kanë pasur dikur në Luginë.
“Lugina e Preshevës të jete pjesë e agjendës së bisedimeve në Bruksel. Është zhgënjim që bashkësia ndërkombëtare nuk e ka fokusin e mëparshëm në Luginë”.