Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, gjatë vizitës në Beograd deklaroi se Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën, që të mund të anëtarësohet në BE
Tutje kryetari i Bundestagut gjerman, Lamert, theksoi mënyrën se si duhet të procedohet kjo çështje.
“Ndryshimi Kushtetutës duhet të bëhet përmes dialogut që duhet zhvilluar në Parlament, ku pastaj do të mund të ecet përpara”, theksoi kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, njoftojnë mediat serbe.
Ndërkohë që bëhet e ditur se Partia Radikale Serbe (SRS), ka bojkotuar mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, me arsyetimin se shteti gjerman ka njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton RTK.
Deputeti nga radhët e PRS-së, Miljan Damjanoviq, deklaroi se zyrtarët e lartë gjermanë insistojnë që Serbia t’ia kthejë shpinën Rusisë.