Sot me 29.12.2021, kryetari i Sindikatës së PK-se, Imer Zeqiri dhe nënkryetari Avdi Hoti, priten në takim zyrtar përfaqësuesit e Sindikatës të Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga kryetari Dr. Marjan Kicev, nënkryetari Dugagjin Kashtanjeva, Borge Grujevski anëtarë i kryesisë Qendrore, Hismet Sinani dhe Lulzim Vranovci zyrtar të kabinetit të zyrës së Ministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Gjatë këtij takim, kryetari i Sindikatës së PK-së, z. Zeqiri dhe nënkryetari, z. Hoti ju kanë dëshiruar mirëseardhje përfaqësueseve të Sindikatës së Maqedonisë së Veriut dhe i kanë njoftuar ata rreth punës përgatitore që kryesia e re e Sindikatës së PK-së është duke vepruar në përmbushjet dhe obligimet që janë të parapara me statut të Sindikatës së PK-së”.
Në njoftim thuhet se gjatë takimit, u diskutua mbi sfidat e punëtorëve, ku është diskutuar edhe për tri çështjet më kryesore si ‘Ligji për paga’, ‘Ligji për sigurimin shëndetësor’ dhe ‘Ligji për pensionim të parakohshëm’.
Gjithashtu në këtë takim është folur rreth bashkëpunimit mes Sindikatës së PK-së dhe Sindikatës së Maqedonisë së Veriut në shumë fusha duke marrë parasysh së Sindikata e Maqedonisë së Veriut i ka të rregulluar mirë këto ligje.
“Ndërsa nga ana e tyre, kryetari z. Dr. Marjan Kicev tha, më lejoni që përzemërsisht t’ju uroj për zgjedhjen tuaj si kryetar i ri i Sindikatës se PK-së dhe t’ju uroj shumë suksese në ushtrimin e detyrave tuaja të reja në Sindikatën e PK-së. Gjithashtu theksoj se dëshiroj t’a shfrytëzoj këtë rast që të shpreh dëshirën dhe bindjen time të plotë që marrëdhëniet miqësore mes dy sindikatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë se Veriut dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të fuqizohen për të mirën e dy policive dhe u shprehen të gatshëm për një bashkëpunim të vazhdueshëm mes dy sindikatave të Policisë”.
Delegacioni i kryesuar nga Kryetari me bashkëpunëtor, ka bërë homazhe tek pllaka përkujtimore për 21 zyrtarët policorë të rënë në detyrë.
Ne fund, z. Zeqiri falënderoj kryetarin dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Maqedonisë së Veriut, për vizitën e tyre në Sindikatën e PK-së, dhe ju dëshirojë që viti i ri të jetë një vit i mbarë dhe me shumë suksese.