Ferit Idrizi pret në takim njoftues ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı

Vushtrri | 03 Pri 2023 | 17:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ka vizituar Komunën e Vushtrrisë, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi.

Kryetari Idrizi fillimisht i uroi ambasadorit Angili në detyrën e tij të re.

Ai e ka njoftuar me zhvillimet dhe disa nga projektet e komunës që drejton.

“Në orët e pasdites, së bashku me bashkëpunëtorë prita në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë, shkëlqesinë e tij Tunç Angili me të cilin biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe Ambasadës së Turqisë”, ka bërë të ditur Idrizi.

“Ambasadorin e falënderova për vizitën, si dhe i shpreha ngushëllime për viktimat që shkaktoi tërmeti në Turqi”.

Pas takimit, Idrizi dhe Angili kanë vizituar edhe Xhaminë “Gazi Ali Beu”, duke vazhduar pastaj me iftar. Mysafirë ishin dhe ministri për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, si dhe qytetarë të komunitetit turk në Vushtrri.

Të ngjashme