Edhe sot ka vazhduar edhe sot promovimi i prodhimeve vendore nga Aleanca Kosovare e Bizneseve në rrjetet e marketeve ETC Elkos Grpup.
Ky promovim i prodhimeve vendore po vazhdon në kuadër të aktivitetit tradicional “Javët e Biznesit Kosovar”, me moton “Unë konsumoj prodhime vendore, po Ju”.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se Elkosi vazhdimisht e ka mbështet ekonominë vendore dhe vazhdon përkrahjen, duke qenë ndër strehët më të mëdha të tyre
“Kemi rritje ekonomike, por inflacioni po e shkatërron ekonominë”, tha Shahini.
Kryeari i AKB-së shtoi se duhet të rriten edhe pagat e punonjësve krahas rritkes së konsumit të prodhimeve vendore.
Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës të luftoi informalitetin,sepse rritja e proklamuar ka ndodhur si shkak i rritjes së çmimeve.
“Qytetarët të konsumojnë prodhimet vendore dhe në këtë mënyrë të rritet edhe ekonomia e mirëqenia”, tha Agim Shahini.
Ndërsa Ramiz Kelmendi, pronar i ETC-së tha se sa më shumë të konsumohen prodhimet vendore aq më shumë rritet edhe zhvillimi ekonomik, punësimi.
Ai premtoi se ETC-ja do të vazhdojë të mbështes prodhuesit vendës.
Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë produktet e vendit tonë.
“Ti konsumojmë produktet vendore, sepse janë më të mira, ndërsa produktet e huaja kurrë nuk munden të bëhen sikur prodhimet tona”, tha Ajdini.