Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, në një konferencë për medie ka thënë se viti që lamë pas ishte i vështirë për shkak të pandemisë, duke u pamundësuar mbajtja e seancave, raporton Ekonomia Online.
“…jemi detyruar ta reduktojmë stafin, por përkundër kësaj ne si Gjykatë e Apelit kemi bërë të pamundurën që të nxjerrim më të mirën gjatë vitit 2020”.
Gjykata e Apelit gjatë vitit që lamë pas, ka zgjidhur mbi 15 mijë lëndë, shifër kjo e përafërt më vitet paraprake
“Gjykata e Apelit vitin 2020, e ka filluar më 11 640 lëndë të bartura nga vitet paraprake. Gjatë vitit 2020, kanë ardhur edhe 14 219 lëndë, që do të thotë se në punë i kemi pasur 25 859 lëndë. Prej tyre i kemi zgjidhur 15 048. Të pa kryera kanë mbetur edhe 10 811. Nëse e krahasojmë numrin e lëndëve të kryera me ato të pranuara brenda një viti, del se e kemi arritur shkallën e efikasitetit 105.8%”.
Ai tha se puna më e madhe është bërë në Departamentin e Përgjithshëm Divizioni Civil, ku janë kryer 7 476 lëndë, ndërsa në punë vazhdojnë të jenë edhe 9 039 lëndë.
Sa i përket lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin Shala theksoi se vitin 2020, Gjykata e Apelit e ka nisur më 19 lëndë të pa kryera, gjatë vitit 2020, kanë arritur edhe 69 lëndë, që do të thotë se në punë kanë qenë 88 lëndë.
“Në Gjykatën e Apelit kemi pasur 13 gjyqtarë u infektuan dhe 40 prej tyre mbështetës. Ndërsa 15 mijë e 800 lëndë i kemi kryer. Ne këtë vit kemi punuar me minus 8 gjyqtarë”.
“Unë kam bërë kërkesë të rritet numri i gjyqtarë në 62. Kemi shumë ngecje në këtë drejtim. Mbas vitit të ri kanë filluar tre gjyqtarë. Pa gjyqtarë nuk mund të punojmë ne”.
Ai tha se Këshilli Gjyqësor ka treguar neglizhencë ngase nuk ka emëruar gjyqtarë në divizionin civil, raporton EO.
“Sa i përket lëndëve të korrupsionit e kemi filluar me 19 lëndë në vitin 2020. Prej tyre janë zgjedhur 68 lëndë. 37 lëndë janë vërtetuar 21 janë anuluar ndërsa 7 janë ndryshuar”.