Shala: Këtë vit janë kryer 17 600 lëndë në Gjykatën e Apelit, 4 mijë më shumë se në 2018

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 11:30 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka mbajtur konferencë për medie ku ka prezantuar punën dhe rezultatet që janë arritur gjatë vitit 2019, raporton Ekonomia Online.

Shala me këtë rast tha se punën dhe rezultatin e punës gjatë vitit 2019,  e kanë bërë më të mirën të mundshëm për të realizuar gjatë vitit ngase është hera e parë që kanë arritur të kryejnë 17,600 lëndë.

Ai tha se këtë vit janë kryer 4 mijë lëndë më shumë se vitin më herët dhe janë zvogëluar lëndët e vjetra, janë 1300 lëndë të vjetra.

 “Gjatë vitit 2019 në punë ishin mbi 20 mijë lëndë. 2020 me mbi 11 mijë lëndë të bartura. Këtë vit e fillojmë me lëndë 11,623 lëndë. Ky rezultat vjen falë angazhimit të madh që e kanë bërë gjyqtarët. Praktikantët nëpër gjykata t’u kompensohet punët më 150/200 euro. Puna më e madhe është në bërë në divizionin civil sepse kemi pasur ngecje në departamentet tjera kemi rezultate të prekshme, ngecje më të mëdha në atë civil kemi pasur i kemi kry më shumë se 3 mijë lëndë se sa vitin e kaluar. Puna më e madhe se kemi 6,793, i kemi kryer 8,428”, tha Shala.

“Këtë vit ta shpallim si drejtësia civile për të realizuar këtë duhet të rritet numri i gjyqtarëve duke pasur parasysh edhe numrin e lëndëve që na. Këtë vit kemi pasur numër të madh të lëndëve kur kemi të bëjmë më gjykatën civile. Sa i përket lëndëve të korrupsionit 18 kanë filluar vitin, lëndë e ardhur gjatë vitit 2019, janë 89 lëndë janë zgjedhur 88 në proces, janë 19 lëndë”.

Ai tha se ky rezultat  vjen falë angazhimit që kanë bërë gjyqtarët. I bëjë apel qeveritarët që praktikantët të shpërblehen me një shumë në fund të muajit.

Shala tha se puna më e madhe është bërë në divizionin civil.

Vitin 2019 kemi pas edhe një rezultat në departamentin special ku tani për tani janë 6 gjyqtarë dhe 17 lëndë kanë qenë 7 janë kryer dhe kanë mbet edhe 10. Kur kemi të bëjmë ne lëndë të korrupsionit kemi ngecje duke filluar nga hetuesit dhe prokurorit. Ne i kemi diku 5 raste që gjykata supreme ka konstatuar se ka pas shkelje në instancat e shkallës së parë dhe të dytë. Unë si kryetar nuk kam drejtë me marr asnjë hap sepse duhet të merret komisioni i performancës por është duke u bërë një lojë në sistemin tonë sepse gjyqtarët që kanë bërë shkelje janë vlerësuar me notën 9 e sipër”.

Sa i përket rastit “Pronto”, ai tha se nëse vjen ankesa do të shqyrtohet nga ta.

“Kjo lëndë nëse vjen në departamentin e çështjeve speciale dhe nëse shtrohet ankesa nga prokuroria atëherë do të shqyrtohet më shpejt”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme