Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është paraqitur në polici sipas ftesës të cilën e ka pranuar dje nga Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë konfirmuar se Ademi është paraqitur vullnetarisht mëngjesin e sotëm në stacion të policisë dhe ndaj tij tashme ka nisur intervistimi në cilësinë e të dyshuarit.
Ai dyshohet për disa keqpërdorime brenda FFK-së, mirëpo ende nuk është bërë e ditur për cilin rast konkretisht, pasi që rasti është në fazën hetimore.
“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka njoftuar policia.