Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka emëruar drejtorët e drejtorive komunale, bazuar në marrëveshjen e parimeve.
“Bazuar në marrëveshjen e parimeve, sot, është bërë emërimi i drejtorëve të rinj komunalë. Transparenca e plotë, ndershmëria e profesionalizmi, do të jenë 3 shtyllat kryesore të cilat do të na përcjellin gjatë tërë mandatit”, ka thënë Hyseni, përcjell Zyra për Informim.
Ekipi me të cilin do të punojë Hyseni i Vetëvendosjes është ky:
Nënkryetare: Leonora Morina Bunjaku (PDK)
Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: Doruntina Hasani
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Kushtrim Zeqiri
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Riad Rashiti
Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit: Selvete Sylejmani
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike: Mentor Mihovci
Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Bejtullah Osmani
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Bajram Isufi
Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit: Ali Arifi
Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Enver Shabani
“Ndërsa jemi në fazën përfundimtare që të vendosim emërimet për: Nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ky ekip, do të plotësohet gjatë ditëve në vijim!. Na priftë e mbara”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.