Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati takon pëfaqësuesit e SBAShK-ut

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Duke u përballur me reagimin publik  të SBASHK-ut kundër idesë së tij që, gjoja në emër të reformës në arsim, të mbyll një  numër shkollash në Kamenicë, kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati me bashkëpunëtorët dhe përfaqësuesit e një OJQ-je, që del se është ideatorë  e idesë së mbylljes së një numri shkollash, kanë vizituar selinë e SBASHK-ut dhe kanë zhvilluar një bashkëbisedë të gjatë me stafin e sindikatës së arsimit. 

Gjithë ajo që është  përsëritur nga z. Kastrati dhe  anëtarët e kësaj OJQ-je se ideja është në dobi të nxënësve dhe punëtorëve të arsimit  nuk ka qenë e mbështetur në argumente të qëndrueshme dhe është kundërshtuar me argumente nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman  Jasharaj dhe stafi tjetër i kësaj sindikate. 

Ata  kanë përsëritur se duke përfaqësuar zërin e punëtorëve të arsimit të Kamenicës dhe komunave tjera dhe duke iu bashkëngjitur kundërshtimit të pjesës më të madhe të prindërve  nga kjo komunë janë kundër mbylljes së shkollave atje dhe kanë kërkuar nga kryetari Kastrati që ta tërheq këtë ide në mënyrë që viti shkollor edhe në Kamenicë të filloi pa probleme.  Në të kundërtën i është bërë me dije se do të përballet me reagimet sindikale, gjegjësisht me grevën në të gjitha shkollat e kësaj komune dhe me solidaritetin e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova. 

Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj  dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri  kanë ngritur shumë pyetje që duhen dhënë përgjigje lidhur me këtë iniciativë dhe janë shprehur se nuk janë të autorizuara OJQ-të që të merren me veprime në arsimin e Kosovës, por se me këto duhet të mirren institucionet qendrore dhe ato lokale duke analizuar çdo imtësi  në mënyrë që të mos kemi dështime të veprimeve e dëme që i janë shkaktuar arsimit me eksperimente të vazhdueshme në bazë të tekave të individëve. 

SBASHK-u i ka bërë me dije kryetarit Kastrati se  shteti i Kosovës ka paraparë të buxhetin e vitit 2019  mjete për numrin aktual të punëtorëve të arsimit dhe se edhe në të ardhmen do të punohet që të ketë buxhet të mjaftueshëm sepse pak kush në Kosovë do të përkrah mbylljen e shkollave, por ka shumë   më tepër të angazhuar që të përmirësohen kushtet e punës në shkolla dhe nëse gjendja në disa shkolla të Kamenicës sa i takon objekteve përcjellëse është e keqe, atëherë kjo nuk përmirësohet me mbyllje shkollash, por përgjegjësinë për gjendjen e bartin institucionet  gjegjëse lokale. 

Në këtë takim kryetari  Kastrati pohoi se ideja e tij nuk është debatuar në as një seancë me asamblistët e kësaj komune, duke konsideruar se për këtë nuk ka nevojë.  

Udhëheqësit e SBASHK-ut  të nivelit qendror edhe në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i sindikatës së arsimit fillor e të mesëm të Kamenicës, Nazim Jakupi, i bën edhe një apel kryetarit  Kastrati që të heq dorë nga kjo ide e ngutshme dhe e pa analizuar mirë dhe për çështje të tilla të debatohet në nivelin qendror pas konstituimit të institucioneve të Kosovës të Kosovës që do të dalin nga zgjedhjet e lira të tetorit ose do të përballet me reagimin  konkret dhe me veprimet sindikale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme