Kryetari i KOK-ut: Urime Distria, urime Toni Kuka – faleminderit që ju kemi

Prishtinë | 24 Kor 2021 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, e ka uruar xhudisten Distria Krasniqi e cila e fitoi Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.

“Shumë krenarë që e përjetojmë edhe një moment të tillë. Distria Krasniqi e bëri jo vetëm Kosovën, por gjithë shqiptarinë krenare. Medalja e artë olimpike është kulmi i suksesit të karrierës së një sportisteje. Urime Distria, urime Toni Kuka, urime Federatë e Xhudos. Faleminderit që ju kemi”.

Krasniqi është shprehur optimist se medalja olimpike e Distria Krasniqit nuk do të jetë e vetmja me të cilin ekipi olimpik do të kthehet në Kosovë.

“Sot e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm do të flasë për Kosovën e vogël, por me potencial të madh. Tash i kemi dy medalje nga Lojërat Olimpike, por unë besoj se falë jush ky numër do të ndryshohet brenda orësh”.

Të ngjashme