Kryetari i Komunës së Lipjanit i shpreh ngushëllime familjes Gashi

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Komuna, përkatësisht kryetari i komunës së Lipjanit ka lëshuar një telegram ngushëllimi për vdekjen e një nxënësi të një shkolle së kësaj komune.

Postimi i plotë:

“TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti në emër të të gjitha institucioneve të Komunës I’u shpreh ngushëllime familjes Gashi.

E nderuar familje Gashi,

Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit të Shkollës Fillore “Vëllezërit Domaneku”, Bleron Gashi.

Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj, ndarjet si kjo e nxënësit të klasës së 3-të, në një moshë kaq të re, na lënë dhembje e kujtime përgjithmonë. Andaj edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta familjes së Bleronit, të afërmve, shoqeve dhe shokëve të klasës, mësimdhënësve të tij dhe shkollës “Vëllezërit Domaneku”!”, thuhet në telegramin e lëshuar nga faqja zyrtare e Komunës së Lipjanit.

Të ngjashme