“Pas triumfit bindës të përfaqësuesve të Listës Serbe në zgjedhje, autoritetet e Prishtinës do të përpiqen që me presione shtesë të sjellin frikë dhe pasiguri midis serbëve në provincën jugore”
Kështu ka deklaruar Zoran Todiq, i cili fitoi zgjedhjet e së dielës për kryetarin e Leposaviqit.
Todiq i tha “Telegrafi serb” se Prishtina ka tentuar të thyejë unitetin serb në muajt e fundit.
“Tani ka njoftime për disa arrestime të disa prej policëve dhe më shumë serbëve nga veriu, që synojnë të sjellin më shumë shqetësim dhe pasiguri mes nesh”.
“Sa më e fortë, stabile, e qëndrueshme dhe e respektuar të jetë Serbia në botë, aq më e lehtë do të jetë për ne këtu”.
Ditë më parë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq paralajmëroi se autoritetet kosovare me qëllim që të dobësojnë mbrojtjen e veriut të Kosovës, kanë për qëllim që të të arrestojnë 26 policë serbë.
Paralajmërimet e kreut të shtetit serbë se arrestimet do të ndodhin të hënën (dje) nuk dolën të pasakta.