Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka kërkuar sërish nga qytetarët të kenë kujdes dhe të qëndrojnë në shtëpi, pas konfirmimit të mbrëmshëm edhe të 15 rasteve të reja me Coronavirus në këtë komunë.
Begaj përmes telefonit për Ekonomia Online ka treguar se të gjithë rastet e reja janë familjarë.
“Të gjithë rastet e reja janë familjarë, 15 tani dhe 5 të tjerë janë familjarë mes vete”.
Po ashtu Begaj deklaroi se deklarata për mbylljen e të gjitha dyqaneve është keqinterpretuar dhe se barnatarëve, marketevet dhe furrat do të vazhdojnë të punojnë.
“Të gjitha veprimtaritë tjera do të pushojnë pos marketeve, barnatoreve dhe barnatoreve bujqësore, deklarata ime është keqinterpretuar”.
Begaj mes tjera tregoi se në Malishevë janë duke u dërguar donacione të ndryshme.
“Dje kanë ardhur ndihma, kanë kujdes të shtuar për Malishevën”.