Kryetari i Odës Ekonomike të Ankarasë kërkon të rrite bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 11:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Miqësisë Kosovë-Turqi i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Ankarasë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryetari i Odës Ekonomike të Ankarasë, Gurse Baran, u shpreh falënderues për mikpritjen, duke shtuar se të dy popujt kanë afërsi miqësore.

Por ai ka kërkuar që të rritet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet të dy vendeve, në mënyrë që siç tha të rritet vëllimi tregtar.

“Para një viti shoku jonë Enisi na ka vizituar dhe na ka ftuar që të vijmë në Kosovë. Kemi pasur një udhëtim të mbushur me emocione duke dëgjuar për historinë e Kosovës. Unë jam kryetar i Odës Tregtare të Ankarasë, dhe kemi mbi 160 mijë anëtarë në Turqi”.

“Si Oda më e madhe e dyta në Turqi erdhëm që të shohim mundësi me rrit bashkëpunimin që vëllimi tregtar të rritet sa më shumë. Dy popujt që e duan njëri-tjetrin dhe e kanë afërsi miqësore, duhet që të ngritet bashkëpunimi edhe në nivel më të larta. Edhe presidenti jonë edhe populli jonë e ka një afërsi ndaj jush”.

Enis Kervan, anëtarë i Grupit të Miqësisë Kosovë-Turqi, tha se vizita e Odës ka për qëllim që të shikohen mundësit e investimit, raporton EO.

“Ne kemi pasur takime në Turqi, kemi pasur takime edhe me Odën e cila është si grupi i dytë i fuqishëm. Prandaj edhe i kemi ftuar në takim, sepse duhet të shikojmë se ku mund të investohet në Kosovë. Do të kenë takime dhe në nivelin e lartë shtetëror dhe do të analizojnë investimet në Kosovë”.

Të ngjashme