Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, është shoqëruar në Polici pas organizimit të protestëskundër masave të reja të Qeverisë së Kosovës.
Pas prononcimit për media, Kllokoqi së bashku me sekretaren e Shoqatës së Gastronomëve, Edona Gashin, janë shoqëruar nga tre zyrtarë policor për të dhënë një raport në stacionin e Policisë, raporton Ekonomia Online.
Kllokoqi ka thënë se nuk kanë kërkuar leje për mbajtjen e protestës së sotme duke thënë se pjesëmarrësit kanë protestuar para bizneseve të tyre.
Ai ka shtuar se policinë e kanë lajmëruar për protestën që pritet të mbahet të hënën.