Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas grabitjes së armatosur në një lokal të argjendarisë ku mbeti i plagosur një polic.
Ai ka thënë se po punohet në zbardhjen e rastit.
Tutje, Muharremaj ka ftuar qytetarët të ruajnë qetësinë dhe t’i presin raportimet zyrtare, duke uruar që rastet e tilla të mos përsëriten.
“Sapo bisedova me komandantin e Policisë për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përsëritet kurrë në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj.