Lidhur me këtë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë që jemi munduar ta mbajmë të qetë situatën që të mos fusim panik.
Haliti ka thënë që duhet të mobilizohemi tërësisht që t’ia dalim në këtë situatë.
“I kemi izoluar vendbanimet tërësisht ku kemi pasur frekuentim të pacientëve në fjalë. Edhe pse e kemi pritur që do të kenë edhe disa të infektuar”.
“Ne e kemi bërë të pamundurën që t’i ndihmojmë dhe t’i izolojmë njerëzit në fshatin Stubëll. Edhe 15 punëtorë shëndetësorë mjekët i kemi futur në karantinë ata të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit me Coronavirus”.
Haliti ka thënë që kanë mungesë të masave mbrojtëse dhe nga niveli qendror kanë pritur më shumë në kuptimin e furnizimit me pajisje, raporton klankosova.
“Kemi nevojë të kemi rezerva nëse zgjat më shumë situata. Kemi nevojë për shtretër dhe autoambulanca. Kemi popullatën që ka nevojë për gjëra të tjera”.
“Qytetarëve u them që nuk kanë nevojë të krijojnë panik, po na ndihmojnë shumë me respektim e rregullave dhe unë besoj shumë që do ia dalim”.