Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në natën e ndërrimit të moteve ka uruar qytetarë e komunës së tij.
Idrizi ka përcjellë një urim special për diasporën dhe, policët, mjekët dhe zjarrfikësit kujdestarë që presin vitin e ri në vendin e tyre të punës.
Urimi i plotë i Idrizitt:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
Edhe pak orë na ndajnë nga ky vit, andaj secilit nga ju i uroj Vitin e Ri 2023, duke ju dëshiruar shëndet, paqe, mirësi e begati në familjet tuaja!
Një urim të veçantë e përcjell për diasporën tonë kudo që janë, e mirëseardhje dhe urim për të gjithë ata që këtë natë e presin në vendlindjen e tyre!
Urim, respekt dhe falënderim për policët, mjekët dhe zjarrëfikësit kujdestarë, të cilët këtë natë e presin në vendet e tyre të punës, në shërbim të qytetarëve.
Zoti ju dhashtë shëndet dhe mirësi!
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë,
Ferit IDRIZI