Kryetari Idrizi ka vizituar fidanishte në fshatin Pantinë: Punë të tilla meritojnë përkrahje

Prishtinë | 12 Pri 2025 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot fidanishten “Doni-Lihi” në fshatin Pantinë, ku është pritur nga pronari Tahir Salihu dhe familja e tij.

Gjatë vizitës, kryetari Idrizi është njoftuar nga afër me punën që bëhet në këtë fidanishte, si dhe me sfidat dhe nevojat e sektorit të bujqësisë në komunën tonë.

Ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për biznese të tilla që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Punë të tilla meritojnë përkrahje të vazhdueshme. Komuna e Vushtrrisë do të jetë gjithmonë pranë fermerëve dhe bizneseve bujqësore që kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë,” u shpreh kryetari Idrizi.

Të ngjashme