Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka marrë pjesë në debatin e sotëm, të organizuar nga Zyra Regjionale e OSCE-së në Pejë.
Në këtë debat përpos zyrtarëve të lartë të OSCE-së, kanë marrë pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Bashkim Krasniqi, zv. ministri i Ministrisë së Arsimit, Teknologjisë dhe Shkencës, Artan Berisha, po ashtu edhe zyrtarë komunalë për komunitetin egjiptian, përkatësisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ku është debatuar rreth pozitës së komunitetit minoritar egjiptian në Komunën e Klinës dhe që është cilësuar jo e kënaqshme, mirëpo me shpresat që në të ardhmen do të përmirësohet në shumë fusha të jetës.
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, në fjalën e tij, foli rreth gjendjes se këtij komuniteti dhe premtoi se qeverisja lokale e kësaj komune në të ardhmen do të ketë trajtim pozitiv në ngritjen e mirëqenies së këtij komuniteti që jetojnë në Komunën e Klinës.
“Ne jemi të vetëdijshëm se ky komunitet, sikur gjitha komunitetet tjera në këtë komunë, por edhe në Kosovë përgjithësisht, janë duke u përballur me vështirësi të ndryshme, si në arsim, mungesën e infrastrukturës etj, të cilat nuk na bëjnë të ndjehemi mirë. Megjithatë, trajtimi i këtij komuniteti është i barabartë sikur i gjithë komuniteteve të tjerë që jetojnë në këtë komunë. Besoj se me angazhimin tonë do të arrijmë që do të arrimë që ta ndryshojmë gjendjen”, është shprehur kryetari Elezaj.