Kryetari i Komunës së Graçanicës po diskriminon shqiptarët

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 12:39 | Nga

Kryetari i komunës së Graçanicës, Sergjan Popoviç, që nga ardhja në krye të saj vazhdimisht është duke i diskriminuar qytetarët shqiptarë të kësaj komune, deklaruan për portalin Kosova.info banorë të kësaj komune.

Sipas tyre edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga konstituimi i organeve komunale, kryetari Popoviç me kokëfortësi nuk ka lejuar te emërohet nënkryetari për komunitete nga radhët e shqiptarëve edhe pse kjo pozitë pikërisht ju takon shqiptarëve të kësaj komune të cilët e kanë edhe asambleistin shqiptar në këtë komunë.

“Kryetari Popoviç i cili është pjesë e Listës Serbe na ka deklaruar se pa lejen e krerëve të Listës Serbe nuk do të emëroj nënkryetar shqiptar”, deklaroi për portalin tonë një burim i cili nuk dëshiroi t’i përmendet emri.

Kryetari Popoviç përveç këtij diskriminimi qe po i bënë shqiptarëve te kësaj komune (e që në të kaluarën nuk ka qenë kështu) nuk është duke iu ju lejuar transport nxënësve shqiptarë të kësaj komune nëpër shkollat fillore, kurse atyre serbë iu ka ofruar 8 autobusë dhe tre kombi-bus.

“ Kjo është e patolerueshme, ky është diskriminim i të drejtave të njeriut dhe diskriminim i paskrupullt ndaj fëmijëve shqiptarë. Do të ankohemi deri te Presidenti i vendit dhe do t’i dërgojmë letër edhe ambasadës amerikane në Kosovë për shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut që është duke bërë Sergjan Popoviç”, deklaruan për portalin tonë prindërit e nxënësve të shkollave fillore në komunën e Graqanicës.

Burimet e portalit tonë kanë pohuar se Sergjan Popoviç me ardhjen e tij në krye të komunës ka larguar nga puna edhe shqiptarë që kanë punuar më herët ne këtë komunë, dikur kanë punuar 12 shqiptarë kurse tani janë vetëm 4.

Fshatrat me banorë shqiptarë të kësaj komune deklaruan për portalin Kosova.info se ditëve në vazhdim do të mbajnë takime me banorë të këtyre fshatrave dhe do të organizojnë protesta kundër diskriminimit masiv qe është duke bërë Sergjan Popoviç ndaj shqiptarëve të kësaj komune.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme