Kryetari Komunës së Lipjanit ngushëllon familjen e Shqipdon Aliut

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imer Ahmeti  ka ngushëlluar familjarët e Shqipdon Ailu i cili dje u gjet pa shenja jete në fshatin Gadime e Ulët të Komunës së Lipjanit

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti në emrin e tij personal, në emër të të gjitha institucioneve komunale dhe në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit, shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Aliu nga Gadimja me rastin e ndarjes nga jeta të Shqipdon Aliut.

Kryetari Ahmeti, nëpërmes këtij ngushëllimi ka theksuar se edhe ne si institucione komunale e kemi përcjellur me shqetësim rastin dhe e bashkëndjejmë dhembjen me ju e nderuara familje Aliu si dhe ju qytetarë të Lipjanit dhe me gjerë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Shqipdonin, ka shkruar ndër tjerash Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme