Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje për financimin edhe të 20 bursave për student të Komunës së Drenasit

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje për financimin edhe të 20 bursave për student të Komunës së Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë
“Altrade Holding” dhe “Altrade Center” me të cilët edhe ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për financimin e 20 bursave për studentët e Komunës së Drenasit.

Ne kuadër të marrëveshjeve, kompania “Altrade Holding” financon 10 bursa, ndërsa edhe “Altrade Center” po ashtu 10 bursa për vitin akademik 2018/2019 dhe vlera e një burse për gjithë vitin akademik është 500 euro, 50 euro për muaj. Kryetari Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e kompanisë për këtë ndihmë për studentët e Komunës së Drenasit dhe ka vlerësuar se ky investim ne studentët e dalluar do të jetë për të mirën e vendit, sepse të njëjtit do të shfrytëzojnë profesionalizmin në Drenas e Kosovë.

Komuna e Drenasit nga buxheti komunal, këtë vit ka ndarë 160 bursa, 140 prej tyre për nivelin Bachelor dhe 20 për Master. Ndërsa 20 bursat nga të dy kompanitë që kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, studentët përfitues do të jenë të nivelit Bachelor dhe sipas ranglistës pritëse, nga numri 141 deri në numrin 160.

Kryetari Lladrovci, ka thënë se përfitues të bursës për studentët e nivelit Bachelor dhe Master përmes donatorëve, do të jenë të gjithë ata që i kanë plotësuar kriteret e konkursit, që janë në listën pritëse, pra gjithsej 227 student.

Të gjitha informatat për plotësim të dokumentacioneve, ju lutëm ta përcjellni ueb faqen zyrtare të Komunës së Drenasit, te ky link: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/shpalljet/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme