Kryetari Lladrovci viziton shkollat e Drenasit, uron vitin e ri shkollor

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 14:52 | Nga

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Ladrovci i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Tafil Halilaj, kanë vizituar disa shkolla të Komunës ku edhe ka uruar nxënësve, prindërve e mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor.

Kryetari Lladrovci ka qëndruar në shkollën fillore të mesme të ulët, “Shotë Galica” në Abri të Epërme, ku ka vizituar klasën e nëntë (9), të gjashtën dhe klasën e tetë, ku ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. “Ju uroj fillimin e vitit të ri shkollor dhe kërkojë nga ju të mësoni sa më shumë që të bëni krenar së pari familjet e juaja, vendbanimin dhe vendin, sepse ju jeni ata që do të krijoni të ardhmen e këtij vendi.

Fatkeqësisht Kosovën e kanë përcjellë situata të vështira, sidomos ne fushën e arsimit, por sot keni kushte me të mira dhe ne po mundohemi që vazhdimisht të krijojmë kushte me të favorshme për mësimnxënie e mësimdhënie.

Vetëm përmes mësimit cilësor, ju arrini të konkurroni me bashkëmoshatarët tuaj të Bashkimit Evropian, Kosova ka nevojë për kuadro të reja e profesionale”, ka thënë kryetari Lladrovci ku ka potencuar se ne ato shkolla ku është bërë fuzionomi i paraleleve, do të behët bartja e nxënësve sipas Ligjit.

Kryetari Lladrovci ka vizituar edhe shkollën fillore të mesme të ulët “Migjeni”, shkollën fillore të mesme të ulët “Gani Elshani” në Krajkovë dhe shkollën fillore të mesme të ulët “Abedin Bujupi” në Arllat, ndërsa drejtori i Arsimit, Tafil Halilaj, se bashku me shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës, Flamur Curri, kanë vizituar edhe shkollën fillore të mesme të ulët “Arif Shala” në Korroticë të Ulët dhe paralelen e ndame në Poklek të Ri, shkollën fillore të mesme të ulët “Rasim Kiqina”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme