Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook për ndarjen e 30 mijë eurove nga qeveria e Kosovës për trajtimin mjekësor të Bujar Bukoshit.
“Shteti shpenzon 100 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit.
Deri kur more do ta shtypni popullin?
Edhe qeveritë e kaluara edhe kjo qeveri vazhdojnë me privilegje ndaj politikanëve në kurriz të popullit.
A nuk po iu mjaftojnë pagat e larta, meditjet dhe benificionet tjera, tash vazhdoni edhe me mbulimin e shpenzimeve të sëmundjes për politikanët.
Nuk është e drejtë që një politikan ta ketë mbështetjen shtetërore në çdo aspekt, e qytetari i rëndomtë të mos ketë as insulinë apo gjërat elementare në institucionet shëndetësore.
Qeveria e përbërë nga PDK, AAK, NISMA dhe AKR vazhdon me këto vendime në dëm të popullit.
Fillimisht ia dyfishojnë vetit pagën, pastaj nuk ja ndalin me meditje e udhëtime, e edhe në rast të sëmundjes për kolegët e tyre, ata i mbulojnë shpenzimet e shërimit.
E opozita pse po heshtë?
Ku është LDK dhe VV?
Pse po flejnë?
A i nuk iu vjen turp që edhe LDK edhe VV i kanë marrë nga rreth 200 mijë vota, e tash heshtin.
Heshtni, heshtni, por dijeni se ata votues që iu kanë votuar nuk kanë gjërat elementare për shërim, e ju mos ia ndalni vetit luksin.
Politikani duhet të jetë shërbëtor i popullit e jo i privilegjuari i popullit”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.