Kryetari i Serbisë e quan krim të tmerrshëm vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 13:23 | Nga

Shefi i shtetit serb Aleksandar Vuçiq, po qëndron për një vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA. Para shkuarjes në Washington ai, medieve të Beogradit, ua ka bërë me dijes disa nga temat që do të trajtohen me zyrtarë amerikanë duka folur edhe për hapat eventualë që në Serbi janë bërë për ato që quhen “pengesë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”.

Vuçiq e ka veçuar sidomos vrasjen e vëllezërve Bytyçi në Serbi në vitin 1999 dhe djegien e Ambasadës amerikanë në Beograd në vitin 2008, transmeton Koha.net.

Për rastin Bytyçi ka thënë se ai “është krim i rëndë dhe i tmerrshëm që ka ndodhur” ndërsa për djegien e përfaqësisë diplomatike të SHBA-së në Beograd ka shtuar se gjërat po shkojnë në drejtim të “zgjidhjes efikase me procesin gjyqësor”, dhe aty nuk ka problem.

“Përgjegjësit nuk duhet vetëm të turpërohen pasi Serbisë i kanë sjellë turp të madh, pasi për Serbinë është folur keq nëpër gjithë botën për shkak të një krimi të tmerrshëm. Sikur dhe çdo qytetar tjetër normal i Serbisë, dua që ky krim të shqyrtohet dhe të hetohet. Po ashtu nuk jam në gjendje dhe nuk guxoj të lejoj fyerjet nga cilado palë, qoftë dhe nga avokatët e tyre, kundër institucioneve të Serbisë në hesap të udhëheqjes së Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

“I kanë pasur 12 vjet me ata që i kanë dëgjuar verbërisht dhe pothuajse nuk kanë bërë asgjë për këtë çështje e as për çështjen e djegies së Ambasadës. Tani me deklaratat e veta shfryjnë ndaj institucioneve të Serbisë. Këtë nuk do ta lejoj e me autoritetin që kam mund të konfirmoj se askush në Serbi nuk do ta fusë nën tepih ndonjë gjë rreth rastit Bytyçi, por është detyrim yni që ta zgjedhim atë. Kjo do të jetë mirë për Serbinë dhe kështu do të dëshmojmë dallimin ndërmjet nesh dhe shumë të tjerëve”, ka thënë Vuqiq.

Vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi kishin ardhur nga SHBA në Kosovë në vitin 1999 për t’iu bashkuar UÇK-së së atëhershme. Policia e Serbisë i kishte arrestuar duke kaluar kufirin me Kosovën derisa po dërgonin në brendi të Serisë një familje rome.

Ata u dënuan për shkak të hyrjes ilegale në Serbi e më pas u likuiduan në poligonin policor.

© KOHA

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme