Kryetari i Stambollit, Kadri Topbash, i ka dërguar një letër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku e falënderon të parin e kryeqytetit për përkrahjen që ka treguar për popullin e Stambollit pas sulmeve terroriste atje.
Topbash falënderon Ahmetin në emër të tij dhe të qytetarëve të Stambollit.
“Falënderoj ju dhe njerëzit miqësor të Prishtinës, për përkrahjen dhe mbështetjen”, ka shkruar pos tjerash Topbash për Ahmetin.