Svarqa përfundon takimet konsultative me qytetarë

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 09:51 | Nga

Qytetarët kanë pasur një varg kërkesash dhe propozimesh, për kryetarin e Komunës së Ferizaj, Muharrem Svarqa.

Në vazhdën e vizitave që ka mbajtur kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorë të Drejtorive komunale, një të tillë e ka mbajtur me banorët e fshatit Surqinë, Cërnillë, Prelez i Muhaxherëve, Mirash, Terrn, Muhovc, Prelez i Jerlive. Saraisht dhe Talinovc i Jerlive.

Me këtë rasti, numri një i qeverise lokale të Ferizajt, banorëve të këtyre fshatrave u ka thënë se ka ardhur që nga afër të dëgjojë problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj zone.

Kryetari Svarqa, ka thënë se buxheti për vitin 2017 kap shumën prej 26 485 960 euro, prej të cilit 22 milionë vijnë nga granti qeveritar ndërsa 4 485 906 nga të hyrat vetanake, që është një kontribut i drejtpërdrejt i përmbushjes së arkës së komunës nga qytetarët përmes pagesave të ndryshme.

Nga ana tjetër qytetarët janë ata që më së shumti i kanë preferuar diskutimet e hapur në këtë mënyrë me kryetarin e Komunës Muharrem Svarqa. Ata kanë parashtruar edhe kërkesat e tyre të cilat ishin të fokusuara kryesisht në infrastrukturë.

Në këtë takim kishe edhe kërkesa të shumta të banorëve të cilat ishin kryesisht për rrjet të dobët elektrik, asfaltim të rrugës, ujësjellës dhe kanalizim. Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se të gjitha propozimet e tyre dhe kërkesat, do të merren parasysh gjatë hartimit të projekt buxhetit të vitit 2017-2019.

Drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt, kanë mbajtur takime konsultative edhe më banorët e fshatrave: Greme ,Varosh, Doganaj, Zaskok, Rakaj, Balaj, Pleshinë, Nerodime e Ultë dhe e Epërme, Komogllavë, Gërlicë, Dardani, Zllatar, Mirosalë, Bibaj, Fshati i Vjetër, Lloshkobare, Koshare, Dremjak, Slivovë, Softaj, Sazli, Talinoc i Muhaxherëve, Pojatë dhe Papaz.

Komuna e Ferizajt, këto takime konsultative i ka organizuar me qëllim të vet që këto takime të jetë në funksion të dhënies së ideve dhe propozimeve për hartimin sa më cilësor të projekteve zhvillimore për Komunën e Ferizajt dhe do të jetë mundësi që vet qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme