Kryetarja e PE-së kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kërkuar sërish nga Këshilli i BE-së që t’i liberalizojë vizat për Kosovën pa vonesa.

Metsola ka biseduar me presidenten Vjosa Osmani dhe ka mirëpritur rreshtimin e Kosovës krah BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë  raporton Gazeta Express.

“Me presidenten Vjosa Osmani, mirëprita rreshtimin e Kosovës për sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Angazhimin e vërtetë dhe të vazhdueshëm në dialogun Prishtinë-Beograd që është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Parlamenti Evropian pret nga Këshilli që t’i liberalizojë vizat pa vonesa”, ka shkruar Metsola.

https://twitter.com/EP_President/status/1511364508631056390?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1511364508631056390%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fa-do-ta-degjoje-dikush-kryetaren-e-pese-qe-po-kerkon-heqjen-e-vizave-per-kosoven%2F

Të ngjashme