Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Qëndrim Kryeziu ka thënë se asnjë mbështetje politike nuk është e plotë derisa të mos e gëzosh edhe përkrahjen e vendlindjes së prindërve.
“Asnjë mbështetje politike nuk është e plotë derisa të mos e gëzosh edhe përkrahjen e vendlindjes së prindërve. Vetëm kjo e fundit është pasqyra e rrënjëve të shëndosha që na shoqërojnë në jetë, pavarësisht se ku jemi. Përcaktimi shoqëror i familjes së gjerë Limaj nga fshati Banjë e Malishevës në mbështetje të kandidaturës sime për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës – PDK është një nderim i jashtëzakonshëm që më është bërë. Ky akt tregon se kanë mbetur të palëkundura besnikëria dhe respekti ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa kultivimi dhe mbrojtja me fanatizëm e këtyre vlerave janë ato që na mbajnë së bashku dhe janë garancia për suksesin e përbashkët që na pret! #VotoPDK #voto130 #voto103”, ka shkruar Kryeziu.