Kryeziu godet LDK-në: Kur partia që krenohet se është anëtare e PPE të ngrehë zhag

Prishtinë | 09 Kor 2017 | 11:17 | Nga

Njëri prej ish-udhëheqësve të LDK-së, Eqrem Kryeziu ka shkruar se në Kosovë ndodhin çudira prej më të ndryshmeve, duke përmendur një fakt që përmendet shumë prej zyrtarëve aktualë të LDK’së. Ka thënë se partia e themeluar nga Ibrahim Rugova vazhdimisht thotë se është anëtare e Partive Popullore të Europës por në të njëjtën kohë i ngreh zhag anëtarët e saj.
Shembull e ka marrë Kuvendin e fundit të LDK-së ku Donika Gërvalla nuk u lejua të merrte pjesë në Kuvend ndërsa Vjosa Osmanit iu pamundësuar gara për Kryetare të LDK-së.

“Ajo që u pa prej mbarë opinionit ishte zvarritja e Donika Gërvallës për ta penguar të marrë pjesë në një kuvend të një partie që mburret se është anëtare e PPE. Anëtare e PPE, por që shmang me metoda zhdanoviane kundërkandidatin. Ato që nuk shihen janë tepër shumë”, ka shkruar Kryeziu, duke dhënë shpjegime se pse ndodhin këto gjëra sot në Kosovë, shkruan Express.

“Tranzicioni është një nocion sa i pështirë, aq edhe i pakapshëm. Ndofta është fat që qytetarët në këtë fazë nuk janë të vetëdijshëm për të. Duhet të kalojnë vite që të hulumtohen të gjitha absurdet e tij. Mirëpo kur perëndon fenomeni, nuk jam i sigurt ç’përfitim mund të kemi nga portretizimi i tij. Në qoftë se do ta karakterizonim botën e sotme moderne me një element të vetëm, por karakteristik, do të pohonim se ka vullnet të madh të mbrohet viktima. Mirëpo ç’ndodh me vendet në tranzicion, siç është Kosova? Këtu tolerohen, madje votohen për të qeverisur njerëz që shkaktojnë viktima, jo që i mbrojnë ato”, ka shkrua ai.

“Të mos gënjehemi se të tjerët e kanë fajin”, ka shtuar ai.

Eqrem Kryeziu për një kohë ishte kryetar i Prizrenit derisa pastaj kishte marrë pozitën e Nënkryetarit të Parë në LDK, në kohën kur këtë parti e udhëhiqte Fatmir Sejdiu.

Tash, Kryeziu ka vendosur të pushojë aktivitetin në LDK dhe merret vetëm me profesionin e profesorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme