Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu i është kundërpërgjigjur kryeministrit Isa Mustafa pas deklarimeve të tij rreth sondazhit të fundit të nxjerr nga ky institut.
“Kryeministri mendoi se na ka atakuar duke menduar se nuk kemi nxjerrë elemente pozitive”.
“Ne prezantojmë studimin, por mediat i japin peshë asaj që përbën lajm”, ka thënë Kryeziu.
“Kryeministri ka deklaruar se një pjesë e shoqërisë civile janë duke u përfshirë në parti politike, unë mund të flas për organizatën që e udhëheq”.
“Unë e garantoj kryeministrin që nuk jemi duke u futur në politikë, jemi të politizuar por jo të partizuar”, thekson Kryeziu.
Kurse analisti Petrit Zogaj ka thënë se vet Mustafa dikur ka punuar në shoqëri civile.
“As atëherë nuk e ka kuptuar rolin si shoqëri civile”.
“Është një lloj tendence me realtivizu gjithçka, edhe sigurisht nuk i kanë pëlqyer që 3 % e pëlqejnë”, ka pohuar Zogaj.